Foto: RTV 21

Kosova me Medaljen e Parë në Xhudon e Meshkujve

Akil Gjakova ka siguruar medaljen e argjendtë duke arritur në finale të Grand Prix që po mbahet në Tunizi.

Ljmin për arritjen e Gjakovës në finale, e ka komentuar trajneri i tij Driton Kuka në Facebook.

“Medalja e parë në Kupa Botërore – Grand Prix për Kosovën për meshkuj!Akil Gjakova në finale!!, ka shkruar Kuka.

Trajneri është ndier shumë krenar me suksesin e Kosovës në këtë garë.

Akil Gjakova në gjysmëfinale ka mposhtur garuesin e Uzbekistanit Farmunov.