Një banor po fotografon shkatërrimin në lagjen e Trimave ku u zhvilluan luftime përgjatë fundjavës mes policisë dhe një grupi të armatosur në rrethana të paqarta në Kumanovë mëngjesin e 11 majit 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kosova Kërkon Shkresat nga Maqedonia për ta Hetuar Rastin ‘Kumanova’

Për gati dy vite ky rast është duke u hetuar nga Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ali Rexha i cili për Kallxo.com konfirmoi se është duke pritur hetime nga autoritetet e Maqedonisë.

“Unë jam duke pritur shkresa nga shteti i Maqedonisë që i kam kërkuar. Bëhet fjalë për hetime”, tha prokurori Rexha.

Më 9 maj 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë kishte ndodhur një përleshje e armatosur mes policisë dhe një formacioni të armatosur, pjesëtarë të të cilit vinin nga Kosova.

Nga kjo përleshje ishin vrarë 14 persona të armatosur, 8 policë të Maqedonisë ndërsa ishin arrestuar 29 persona të cilët akuzohen për terrorizëm..

Shumica e personave të armatosur të vrarë dhe atyre të rrestuar janë shtetas të Kosovës.

Ali Rexha, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës. Foto: KALLXO.com
Ali Rexha, Prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës. Foto: KALLXO.com