Kosova Humb Edhe Ndaj Ukrainës

Ekipi përfaqësues i Kosovës në futboll ka pësuar humbjen e radhës në kuadër të kualifikimeve përkampionatin botëror të futbollit “Rusia 2018”.

Në ndeshjen si vendas të luajtur në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër, Kosova humbi 0;2 nga Ukraina.

Në minutën 60, Leart Paqarada shënoi autogol ndërsa Yarmolenko dyfishoi rezultatin në minutën 87.

Për mungesë të një stadiumi të pranuar nga FIFA, tifozët kosovarë janë detyruar që të udhëtojnë në Shkodër për t’i shikuar ndeshjet të cilat Kosova i ka luajtur si vendas.

Një xhiro para përfundimit të këtyre kualifikimeve, Kosova gjendet në vendin e fundit në Grupin I me vetëm një pikë të grumbulluar.

Në këtë grup janë edhe Kroacia, Islanda, Turqia, Ukraina dhe Finalnda.