Stadiumi "Loro Boriçi" pas ndeshjes Kosova- Finlanda - Foto: Rtv21

Kosova e Shqipëria Bien në Renditjen e FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur edhe katër pozita në renditjen e re të FIFA-s.

NDËRLIDHUR

Dy humbje në muajin shtator, fillimisht ndaj Kroacisë e më pas edhe Finlandës, e zbresin Kosovën në pozitën e 184-të, që është njëherësh edhe pozicionimi më i dobët i përfaqësueses sonë prej se është pranuar në FIFA.

“Dardanët” kanë radhitur shtatë humbje radhazi në Grupin I dhe mbajnë pozitën e fundit në tabelë me vetëm një pikë nga tetë ndeshje të luajtura.

Bie edhe Shqipëria, që ndonëse ka fituar me Lihtenshtajnin dhe ka barazuar si mysafir me Maqedoninë këtë muaj, tani renditet e 66-ta, duke humbur kështu tri pozita nga renditja e muajit gusht.

Rikthehet në vendin e parë kampioni i botës, Gjermania, duke rrëzuar nga froni Brazilin. Pozita e tretë i takon Portugalisë. /21Media

14 Shtator 2017 - 12:40

RTV 21 14/09/2017 - 12:40
NDËRVEPRIMI0