Kosova e Serbia debatojnë për Trepçën dhe varshmërinë ekonomike

27.5.2013 - Në episodin e radhës të dialogut jo-formal Prishtinë-Beograd, ekonomistët flasim për shkëmbimin dhe ndërvarshmërinë ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, importin dhe eksportin e produkteve të tyre!

27.5.2013 – Në vazhdën e dialogut jo-formal Prishtinë-Beograd, ekonomistët flasim për shkëmbimin dhe ndërvarshmërinë ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, importin dhe eksportin e produkteve të tyre!

NDËRLIDHUR

Sa e dikton politika rrjedhën ekonomike? A mund të mbijetojnë Serbia dhe Kosova pa shkëmbim të ndërsjellët ekonomik? A është ky shkëmbim i bazuar në kushte të njëjta?

Po ashtu sfidohet edhe potenciali ekonomik në veri të Kosovës, respektivisht panelistët flasin për kombinatin Trepça dhe Gazivodën.

Sa është e varur Kosova prej këtyre dy aseteve? Kush e administron Trepçën e Gazivodën? Cilat janë rezervat dhe potencialet për eksploatim?

Për të shtjelluar këto tema, janë ftuar përfaqësues të dy odave ekonomike, Safet Gërxhaliu e Mihajllo Vesoviq, bashkë me njohës të burimeve nëntokësore energjetike në Kosovë si ish-drejtori i Trepçës, Nazmi Mikullovci, dhe Radoman Rabrenoviq, drejtori i Institutit Gjeologjik të Serbisë.

Episodi i tretë i debateve Kosovë-Serbi, do të transmetohet të hënën në ora 22:30 në RTV21.

27 Maj 2013 - 01:00

Kallxo 27/05/2013 - 01:00
NDËRVEPRIMI0