Kosova e kërcënon Serbinë me Masa të Reciprociteti në Energjetikë

Ministrja në largim e Dialogut, Edita Tahiri e ka njoftuar Bashkimin Europian se Kosova do të vendosë masa të reciprocitetit ndaj Serbisë në fushën e energjisë në rast se nuk zbatohet marrëveshja e arritur për energjinë.

NDËRLIDHUR

Paralajmërimi është bërë në një raport zyrtar që ministrja Tahiri ia ka dërguar Bashkimit Europian rreth gjendjes në procesin e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit.

“Marrëveshja e energjisë është negociuar për më shumë se gjashtë vjet dhe ende nuk mund të zbatohet”, thuhet në dokumentin që Tahiri e ka dërguar tek Angelina Eichhorst, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Europian të Bashkimit Europian.

Mos-zbatimi i marrëveshjes së energjisë ia pamundëson Kosovës që të përdorë për qëllime komerciale linjën 400 kV me Shqipërinë, e cila është ndërtuar me përkrahje të shtetit të Gjermanisë.

Përveç kësaj, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të paguajnë për energjinë që shpenzohet në katër komunat veriore të Kosovës, pasi atje KEDS-i nuk ka fare qasje, pra nuk mund të inkasojë dhe faturojë energjinë elektrike. Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjithë energjinë që KEDS-i e dërgon në katër komunat veriore ia faturon qytetarëve të tjerë të Kosovës që janë pagues të rregullt të energjisë.

Tahiri thotë se Kosova mban mbi supet e saja stabilitetin rajonal të energjisë në dëm të saj, megjithëse mund të aplikojë në mënyrë legjitime masat e reciprocitetit, duke qenë se Kosova përkatësisht KOSTT ka fituar ligjërisht kontestin në vitin 2008, kur Sekretariati i Komunitetit të Energjisë mori vendimin që Serbia  ka shkelur Traktatin e Athinës në raport me Kosovën.

“Nëse vonesat vazhdojnë, Kosova do të detyrohet të zbatojë reciprocitet kundër Serbisë, meqenëse pas 9 viteve të të drejtave të saja të njohura ligjërisht, ajo ka legjitimitet për të mbrojtur sovranitetin e saj mbi sistemin energjetik të saj”, thotë Tahiri në shkresën e saj.

Serbia, sipas saj, është duke e bllokuar marrëveshjen e energjisë, duke mos lejuar që kompania e re të regjistrohet në Kosovë në pajtim me Ligjet e Kosovës ashtu siç parashihet me marrëveshjen e energjisë të arritur në vitin 2013.

“Në terma konkretë, kompania e re, si një degë e një kompanie serbe, po refuzon të përmendë në Kosovën si shtetin ku do të operoj, në statutin saj, pavarësisht faktit  se marrëveshja kërkon respektimin e Ligjeve të Kosovës”, thuhet në shkresën e ministres Tahiri.

Ajo thotë se prapa këtyre pengesave qëndron mosgatishmëria e Serbisë për të zbatuar marrëveshjen e energjisë, për shkak të interesave të saja politike dhe ekonomike.

“Kjo jo vetëm që ka cenuar sistemin energjetik të Kosovës, por edhe sigurinë rajonale të energjisë, si dhe agjendën rajonale të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor (Procesit të Berlinit) mbi konektivitetin rajonal në  fushën e energjisë”, thotë Tahiri në shkresën e saj.

Nga ana tjetër, Kosova mban mbi supet e saja stabilitetin rajonal të energjisë në dëm të saj, megjithëse mund të aplikojë në mënyrë legjitime masat e reciprocitetit, duke qenë se Kosova përkatësisht KOSTT ka fituar ligjërisht kontestin në vitin 2008, kur Sekretariati i Komunitetit të Energjisë mori vendimin që Serbia  ka shkelur Traktatin e Athinës në raport me Kosovën.

Nëse vonesat vazhdojnë, Kosova do të detyrohet të zbatojë reciprocitet kundër Serbisë, meqenëse pas 9 viteve të të drejtave të saja të njohura ligjërisht, ajo ka legjitimitet për të mbrojtur sovranitetin e saj mbi sistemin energjetik të saj.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ për çështjen e energjisë kishte folur ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Jeta Xharra e ka pyetur Bushatin për edhe për bllokadën e autostradës energjetike mes Kosovës e Shqipërisë.

 

 

21 Korrik 2017 - 14:47

Visar Prebreza 21/07/2017 - 14:47
NDËRVEPRIMI0

Kosova e kërcënon Serbinë me Masa të Reciprociteti në Energjetikë

by Visar Prebreza
NA NDIQNI

Send this to a friend