Marrëveshja me Emiratet, Foto : Ministria e Financave

Kosova dhe Emiratet pa Tatim të Dyfishtë

Marrëveshja lidhet me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin mes Kosovës dhe Emirateve.

Lajmi u bë i ditur nga një komunikatë për medie e Ministrisë së Financave.

Sipas komunikatës, ministri Avdullah Hoti tha se pas nënshkrimit të marrëveshjes do të shtohet bashkëpunimi ekonomik mes dy shteteve.

“Arritja e kësaj marrëveshjeje do të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve, por gjithashtu do të krijojë një ambient më të favorshëm për investime nga të dy vendet. Marrëveshja paraqet edhe një siguri më të madhe ligjore për të gjithë investitorët potencialë të Emirateve të Bashkuara Arabe që planifikojnë për të investuar në Kosovë,” tha ministri Hoti.

Ndërsa, nënsekretari i Ministrisë së Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe Younis Al Khouri nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e vlerësoi si moment historik.

“Ai gjithashtu shprehu mirënjohjet e shtetit të tij për ministrin Avdullah Hoti dhe Ministrinë e Financave për finalizimin e marrëveshjes së përbashkët dhe gjithashtu për përpjekjet e të dyja vendeve drejt një bashkëpunimi dhe marrëdhënieve sa më të mira,” thuhet në komunikatë.