Kosova Dështon Për Tri Vota në UNESCO

Kosova nuk është pranuar në UNESCO.

Votimi i anëtarëve të kësaj organizate ka treguar se Kosovës i janë dashur tri vota më shumë se që ka marrë për ta fituar ulësen në organizatën e OKB-së për arsim, shkencë e kulturë.

Nga 142 anëtarët prezentë, për pranimin e Kosovës votuan 92 anëtarë, 50 ishin kundër ndërsa 29 shtete abstenuan.

Për t’u pranuar, Kosovës i janë dashur 95 vota.

12:49

Vendet anëtare të UNESCO-s kanë votuar kundër shtyrjes së votimit për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Votimi për shtyrje që u bë me kërkesë të Serbisë, tregoi më shumë shtete donin që votimi për kërkesën e Kosovës për anëtarësim të bëhet sot se sa që e mbështetën kërkesën e Serbisë për shtyrje.

Nga 170 shtete sa morën pjesë në votim, 89 u shprehën kundër kërkesës për shtyrje, 58 e mbështetën atë ndërsa 22 abstenuan.

Votimit për shtyrje ose jo të kërkesës i parapriu një debat i ashpër ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtuesve të Kosovës në UNESCO.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, menjëherë e përshëndeti këtë rezultat.

“U fitua një betejë procedurale për Kosovēn në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s. U rrëzua propozimi rus dhe serb për shtyrje”, shkroi Thaçi në Facebook.

Tani pritet votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.