Kosova 10 Vjet Shtet – Mësimet dhe Pritjet

Fakulteti Filozofik i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizon konferencën shkencore “Kosova 10 vjet shtet – Mësimet dhe pritjet”.

Kjo konferencë organizohet me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë të Republikës së Kosovës. Konferenca mëton të trajtojë në mënyrë shumëdimensionale zhvillimet e një dekade lidhur me shtetndërtimin e Kosovës.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë akademikë, studiues dhe punëtorë shkencorë nga të gjitha trevat shqiptare, nga fusha të ndryshme të shkencave humane dhe sociale.