Konferenca për mediet online | Foto: KALLXO.com

Koruga: Mediet të Eliminojnë Gjuhën e Urrejtjes

Dane Koruga, shefi i sektorit për medie në Misionin e OSBE-së në Kosovë tha se mediet online duhet t’i shmangen gjuhës së urrejtjes.

Në një konferencë të organizuar nga Misioni i OSBE-së në lidhje me gjendjen e medieve online në Kosovë, shefi i sektorit për Medie të këtij misioni Dane Koruga tha se sfida më e madhe për këto medie është gjuha e urrejtjes.

NDËRLIDHUR

“Mediat online duhet të krijojnë një rregullore e cila mund ta eliminojë gjuhën e urrejtjes dhe do ta praktikojë më tepër lirinë e shprehjes”, tha Koruga.

Ndërsa, kryesuesi i Bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara në Kosovë Imer Mushkolaj tha se liria e shprehjes keqpërdoret edhe nga mediat online dhe gazetarët.

“Lajmet e rrejshme dëmtojnë lajmet e vërteta”, tha Mushkolaj.

Agron Bajrami, kryeredaktori i Gazetës “Koha Ditore” tha se shumë portale nuk i plotësojnë  kushtet për të qenë mediume, ngase sipas tij u mungojnë gazetarët, redaktorët, lektorët dhe fotografët profesionistë.

Redaktori menaxhues i KALLXO.com dhe redaktori i Emisionit “Drejtësia në Kosovë”, Kreshnik Gashi tha se redaksitë duhet të publikojnë lajme të prodhuara nga gazetarët e tyre dhe që gjithçka në to të jetë e vërtetë.

Ai deklaroi se përveç vjedhjes së lajmeve, një gjë e tillë po u ndodh edhe videove.

Drejtori i Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, Valon Kashtanjeva tha se lajmet nuk mbrohen me ligj as në BE.

Në shkurt të këtij viti u diskutua për lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve, në të cilin diskutim u tha se në 2016-ën nuk ishte lehtë të ishe gazetar në Kosovë.

http://kallxo.com/problemet-e-gazetareve-te-injoruara-nga-institucionet/

30 Maj 2017 - 17:10

Shqipdona Gashi 30/05/2017 - 17:10
NDËRVEPRIMI2

Koruga: Mediet të Eliminojnë Gjuhën e Urrejtjes

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend