Korrupsioni është më Tepër Mashkullor

“Korrupsioni është i gjinisë mashkullore, më shumë korruptohen meshkujt sesa femrat, më shumë korruptohen të moshuarit sesa të rinjtë,” tha Preteni.

Sipas tij vetëm 14 për qind të zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë janë femra, ndërkaq deri më tani vetëm dy femra janë dënuar për korrupsion, njëra i është shmangur dënimit, ndërsa tjetra është duke e vuajtur atë.

Edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci  tha se dominojnë meshkujt të cilat janë të përfshirë në vepra korruptive, por sipas tij as femrat nuk bëjnë përjashtim.

“Prej vitit 2010 nuk përjashtohet mundësia që ka pasur edhe femra edhe meshkuj, duke marrë parasysh përqindjen e femrave nuk dallon shumë sjellja e pahijshme se a e kanë bërë femrat, apo meshkujt,” deklaroi Peci.

Laura Pula, koordinatore nacionale në luftën kundër korrupsionit tregoi se 589 raste të korrupsionit me 1 mijë e 706 persona kanë mbetur ende të pakryera.

“Ne sistemin prokurorial kemi vetëm 56 femra në tërë sistemin prokurorial prej 149 prokurorëve sa janë, nëse thotë dikush bën një krahasim thotë po qenkan një e treta femra, mirëpo nëse e marrim në vendimmarrje nuk e kemi asnjë kryeprokurore,” tha Pula.

Në konferencë, përveç për gjininë e korrupsionit, u diskutua edeh për anshmërinë gjinore të vendimeve të gjykatave.

Në këtë pjesë të konferencës, drejtoresha e BIRN Kosovës, Jeta Xharra ngriti çështjen e trashëgimisë së femrave në familje.

Tha se motrat po nxiten t’ua lënë pasurinë vëllezërve.

“Gratë po shkojnë bashkë me vëllezërit e tyre te noterët për me nda një pronë, pronën e prindit duhet me shku krejt motrat dhe vëllezërit edhe noteri po thotë a po që jeni marrë vesh në mes veti që na tregoi vëllai që jeni marrë vesh që gjithë pronën po ia jepni vëllait,” tha Xharra.

Shaip Havolli, major në Policinë e Kosovës tregoi për luftën e policisë kundër korrupsionit. Që nga janari e deri në nëntor 2015 për vepër penale keqpërdorim i detyrës zyrtare janë shqiptuar 136 kallëzime penale, 61 persona janë arrestuar, ku prej tyre ka edhe femra, tha Havolli.