Pheniani - Foto: Rtv21

Koreja e Veriut Hap Dyert për Turistët Rusë

Koreja e Veriut u ka hapur dyert turistëve rusë, duke lëshuar një licencë për agjencinë e parë të udhëtimit në Moskë duke iu premtuar klientëve “zhytje të plotë” në kulturën dhe kënaqësinë e kombit “më të sigurt se një shëtitje në mbrëmje në Londër”.

NKOREAN.RU, një kompani ruse e licencuar nga Qeveria e Koresë së Veriut, ofron turne të organizuara për grupe me deri në 10 persona, “për t’u treguar turistëve jetën e shumëfishtë të këtyre vendeve më të mbyllura”.

Vizitorët në Korenë e Veriut duhet domosdoshmërisht të kontrollohen para udhëtimit dhe gjithmonë do të shoqërohen nga një udhërrëfyes i cili do të monitorojë “sjelljen adekuate të turistit dhe do të garantojë sigurinë e tij”.

Fotot e objekteve strategjike dhe ushtarake janë të ndaluara dhe bisedimet e gjata me vendasit nuk janë të rekomanduara.

Koreja e Veriut ka kryer dy teste bërthamore dhe dhjetëra teste të raketave që nga fillimi i vitit të kaluar, duke rritur ndjeshëm tensionin në gadishullin Korean dhe në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit. /21Media