Haki Abazi, Drejtor i Fondacionit ‘Rockefeller Brothers’ për Ballkanin Perëndimor. Foto: Kallxo.com

‘Kontributi’ i Derivateve të Pakontrolluara në Ndotjen e Ajrit

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ ka bërë përmbledhjen e diskutimeve lidhur me ndotjen e ajrit në debate për më shumë se 10 vjet.

Haki Abazi, themelues i KOSID-it në një nga debatet e ‘Jeta në Kosovë’ tha se derivatet e pakontrolluara kanë një kosto mjedisore dhe shëndetësore të drejtpërdrejtë në Kosovë.

“Një gjë që nuk e shohim është derivatet e ndotura. Ne kemi ngritur shpeshherë çështjen e përbërësve në derivate në makinat e vjetra. Qeveria e Kosovës e kaluara dhe ajo para kësaj e ka bërë zgjatjen e jetës së makinave që importohen prej jashtë. Ndotja kryesore me sulfur që ndikon në kokën dhe zhvillimin e trurit të fëmijëve vjen prej sulfurit dhe ne e dimë qytetet tona sa janë të ngarkuara”, kishte thënë Abazi.

Në këtë debat, ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj u zotua për masa konkrete nga qeveria në kontrollin e derivateve dhe ndotësve të tjerë në vend.

“Planin emergjent të veprimit, prej janarit të 2018 ka hy në fuqi ligji që nuk lejon më të vjetra se 10 vjet të importohen makinat në Kosovë. Nga Ministria e Tregtisë duhet të bëhet një kontroll në importimin e derivateve dhe kontrollimi i nivelit dhe kualitetit të derivateve që futen në vendin tonë, tha Reshitaj.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u trajtua ndotja e ajrit dhe ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’, duke përmbledhur diskutimet për këtë çështje në 10 vitet e fundit.

Ndërkaq në segmentin e dytë të emisionit, u transmetuan gënjeshtrat kryesore të vitit 2017 të cilat u matën nga KRYPOMETRI, që është një verifikues faktesh i çertifikuar ndërkombëtarisht.

Në kuadër të rrenave të dokumentuara në këtë emision listohen Kryetarët e Komunave që nuk kanë mbajtur premtimin e tyre për emërimin e grave drejtoresha.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: