Kontestohen Filmimet e Policëve të Dyshuar për Korrupsion

Mëngjesin e 4 janarit gjykata e Prizrenit do japë mendimin e saj nëse 20 policë të Kosovës janë përfshirë në njërën prej aferave më të mëdha të korrupsionit në polici.

20 policët pjesë e Njësisë së Autostradës akuzohen se për një kohë morën para nga qytetarët të cilët binin ndesh me ligjin.

Në seancën e fundit të mbajtur për këtë rast, avokatët e policëve kanë kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm.

Dilema kryesore të cilën avokatët tentuan ta ngrisnin ishin filmimet ku policët shihen duke marrë para nga qytetarët.

Inspektorati Policor kishte vendosur kamera në makinat e policisë të cilat filmonin tërë aktivitetin e policëve. Në të njëjtat pretendohet se shihen policët duke marrë paratë.

Filmimet në fjalë janë kontestuar nga mbrojtësit.

Fehmije Gashi- Bytyqi, avokate e Afrim Rafunës është ankuar se prokurori nuk ka gjetur asnjë viktimë, e cila ka dhënë paratë.

“Për çudi në të gjitha këto video- incizime asnjëherë nuk duket pala e cila ka dhënë këtë ryshfet, andaj lind pyetja për ne si mbrojtje, apo për ndonjë person tjetër “, ka pyetur avokatja. Ajo ka ngritur dilemën nëse tërë procesi ishte një simulim.

Avokati tjetër Asdren Hoxha duke analizuar procesin ka thënë  se deri në fazën e fundit të procedurës nuk është vërtetuar përfshirja në korrupsion e klientit të tij.

Të akuzuarit e këtij rasti; Shemsi Demolli, Safet Veliu, Naser Rama, Afrim Rafuna, Muhamet Buzhala, Ivica Djokiq, Ismail Azemi, Alush Elshani, Blerim Zylfaj, Bekim Zogaj, Qerim Beqiri, Azem Goxhufi, Ardian Rrecaj, Sasha Nedeljkoviq, Shaban Gërguri, Shemsi Zejnullahu, Aziz Krasniqi, Lulzim Gashi, Shefki Zeka dhe Nuhi Zogaj.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit, gjatë muajit dhjetori 2016, gjatë patrullimit në Autostradën “Ibrahim Rugova”,  si bashkëkryerës duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkojnë dhe pranojnë dhurata nga shkelësit e rregullave të trafikut në mënyrë që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare, duke mos u shqiptuar atyre dënimet kundërvajtëse.

ETIKETA

28 Dhjetor 2017 - 21:39

Dhurata Ramoja 28/12/2017 - 21:39
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend