Kontabiliteti i Fshehtë i Partive Politike

Sa para marrin nga buxheti partitë politike dhe pse kanë hezituar deri tani ta bëjnë publike mënyrën se si janë shpenzuar këto para?

Në këtë emision, të ftuarit që janë përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile dhe Bashkimit Europian flasin se sa janë transparente subjektet politike ndaj qytetarëve prej të cilëve kërkojnë votën.

Sa kanë marrë donacione nga kompanitë dhe sa tenderë kanë fituar ato kompani, kur pushtetin e ka marrë partia që ato kanë financuar?

Çfarë thotë përfaqësuesi i Bashkimit Europian për transparencën dhe raportet financiare të subjekteve politike?

Cila parti politike ishte më transparentja në lidhje me raportin financiar?

A duhet a nuk duhet të ketë donacione nga biznese të ndryshme e persona individual subjektet politike.

Sa paguhen deputetët e Kuvendit të Kosovës?

Për këto çështje flasin: Basri Musmurati (PDK), Lutfi Zharku (LDK), Shyqyri Bytyçi (NISMA), Arton Demhasaj (Çohu), Miradije Mavriqi (KQZ) dhe Tomas Njoki (Zyra e BE-së në Kosovë).