Konkurs për një Anëtar të KGjK-së

Zëvendëskryetarja e parë e këtij komisioni Selvije Halimi shpalljen këtij konkursi e arsyetoi me dorëheqjen e anëtarit të KGjK-së Dragan Veljkoviq për shkak të futjes së tij në garë për një vend deputeti në Parlamentin e Serbisë.

“Anëtari serb ka dhënë dorëheqje për shkak të  futjes në garë zgjedhore në listat e Serbisë.  Ai ka dhënë dorëheqje sepse ashtu kërkohet në ligj,  sepse nuk mund të jetë person që ka zgjedhur parti politike apo kandidime në parti politike në funksione të tjera. Dhe meqenëse ai ka dhënë dorëheqje, ne jemi të detyruar që të vazhdojmë me hapjen e konkursit për zgjedhjen e një anëtari  tjetër i cili do të jetë anëtar i KGjK-së,” tha Halimi.

Sipas Halimit ky anëtar do të zgjidhet nga ana e Kuvendit, ndërsa konkursi do të zgjasë 15 ditë nga dita e shpalljes.

Anëtarët e komisionit, pa diskutime, kanë miratuar në pako amendamentet e Komisionit Funksional opër Projektligjin për Energjinë, amendamentet e Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë si dhe amendamentet e Projektligjit për Falimentimin.

Ndërsa, është larguar nga rendi i ditës Shqyrtimi i Raportit me Amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës, duke u futur si pikë e rendit të ditës në mbledhjen e ardhshme të komisionit.