Glauk Konjufca - Foto: KALLXO.com

Konjufca: VV Nuk Merr Pjesë në Takimin Konsultues

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin konsultues të së mërkurës, ka thënë Glauk Konjufca pas takimit të ngjashëm që u mbajt sot mes përfaqësuesve të koalicioneve dhe partive politike të përfaqësuar në Kuvend.

“VV nuk merr pjesë në takimin konsultativ. Ne jemi për mbajtjen e seances, jo për tryeza politike”, tha ai.

Konjufca e quajti absurde dhe qesharake kërkesën e koalicionit PAN që në rast të tërheqjes së kandidaturës së kreut të PDK-së për kryetar të Kuvendit ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.