Foto: Departamenti Amerikan i Emigracionit dhe Doganave.

Kongresistët Amerikanë Vizitojnë Kosovën

Një grup kongresistësh amerikanë të Dhomës së Përfaqësuesve do të qëndrojnë për dy ditë në Kosovë.

Sipas një komunikate të lëshuar nga ambasada amerikane në Kosovë, kongresistët vijnë në kuadër të partneritetit të Dhomës për Demokraci, një dhomë që përbëhet nga 20 anëtarë të kongresit që punon me shtetet e ndryshme për të zhvilluar institucione legjislative të efektshme, të pavarura dhe reaguese.

Në delegacionin amerikan do të jenë kongresistët republikanë Peter Roskam e Adrian Smith dhe demokratët David Price e Gerry Connolly.

Komunikata e ambasadës njofton edhe për takimet që do të zhvilojnë kongresistët.

“Delegacioni do të takohet me Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, anëtarë të shumtë të Kuvendit dhe shoqërisë civile, si dhe do të vizitojë pjesëtarët e ushtrisë së SHBA-ve me shërbim në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Komunikata konstaton se kongresistët kanë kënaqësinë që vijnë në Kosovë kaq afër përvjetorit të pavarësisë ” me qëllim që të ritheksojë përkrahjen e fuqishme dypartiake të Kongresit të SHBA-ve për Kosovën”.

Kosova dhje festoi nëntë vjet të shpalljes së pavarësisë, ndërsa për këtë ditë u urua nga Presidenti Donald Trup dhe sekretari i shtetit Rex Tillerson.

http://kallxo.com/donald-trump-uron-popullin-e-kosoves-per-diten-e-pavaresise/