Konfiskohet Vetura Zyrtare e Parkuar Keq

Policia e Kosovës ka konfiskuar para pak çastesh një veturë zyrtare, e cila ishte parkuar në vend të gabuar.

Sipas fotografive të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar shihet një veturë e tipit “Toyota” me tabela “3Z”, e cila po merrej nga një kamion për tërheqjen e veturave .

Në fotografi shihen edhe zyrtarët policorë afër kamionit “merimangë“.

Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, afër Ambasadës kroate.