Policia Kufitare e Kosovës

Konfiskohen 8 Lopë që Kontrabandoheshin nga Serbia

Policia Kufitare e Kosovës ka konfiskuar dje 8 lopë që po kontrabandoheshin nga Serbia drejt territorit të Kosovës.

“Njësia policore ka vërejtur disa persona të dyshuar duke kontrabanduar tetë (8) gjedhe nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës. Të dyshuarit pasi ka vërejtur njësinë policore kanë ikur, ndërsa gjedhet (lopët) janë konfiskuar”, thekson Policia në raportin e saj të përditshëm.

Rasti, i cili nga Policia po trajtohet si kontrabandim me mallra-kafshë, ka ndodhur në Bjeshkën e Polanës, në Istog, dje rreth orës 16:45.

Në konsultim me prokurorin, gjedhet do të dërgohen në karantinën e Burgut të Dubravës.

Janë informuar edhe AVUK-u dhe Dogana e Kosovës.

Rasti është duke u hetuar.