Konfiskohen 35 Vetura të Padoganuara

Ky plan kishte nisur të zbatohej më herët nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prishtinë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, plani është duke vazhduar.

Plani ka qëllim identifikimin, ndalimin dhe largimin nga komunikacioni të veturave të cilat qarkullojnë të padoganuara.

“Mjetet në fjalë nuk u nënshtrohen rregullave teknike dhe atyre procedurale, janë të pasiguruara dhe u shmangen të gjitha taksave të parapara ligjore. Gjithashtu, këto mjete jo rrallë herë janë pjesëmarrëse në aksidente të trafikut rrugor, me çka rrezikohet siguria e pjesëmarrësve në trafik”, thekson Policia.

Policia e Kosovës kërkon nga ngasësit e veturave të padoganuara që të mos dalin me vetura të tilla në trafik, pasi ato do të ndalohen dhe sekuestrohen.

http://kallxo.com/policia-konfiskon-21-vetura-te-padoganuara/