Qumështi i prishur

Konfiskohen 1 ton qumësht i prishur në Ferizaj (FOTO)

Me fuqizimin dhe mbështetjen e Inspektoratit Komunal me vendim të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, ky mekanizëm mjaft i rëndësishëm institucional po shënon suksese të jashtëzakonshme në garantimin e shëndetit publik për qytetarët ferizajas përmes kontrollit të vazhdueshëm të cilësisë së produkteve që ofrohen në treg në territorin e Ferizajt.

Paraditen e sotme, Inspektorati Komunal ka marr njoftimin nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Trafikut Rrugor në Ferizaj për ndalimin e një mjeti transportues që po bartte ngarkesa të mëdha të qumështit dhe nënprodukteve të tij, me dyshimin se po bartnin këtë ngarkesë pa plotësuar kushtet e transportit.

Inspektorati Komunal ka dalur menjëherë në inspektim të ngarkesës në këtë mjet transportues nga ku u konstatua se afro 1 ton qumësht dhe nënprodukte të tij janë të prishura, prishje që është shkaktuar për shkak mosplotësimit të kushte të transportit. Përkitazi me këtë rast, Inspektorati Komunal ka bërë konfiskimin dhe asgjësimin e kësaj sasie dhe ka nisur procedurat e nevojshme pranë organeve të drejtësisë.

Sasia e konfiskuar dhe asgjësuar ishte e destinuar për shpërndarje në pika të ndryshme shitëse në Ferizaj.

Inspektorati Komunal falënderon Policinë e Kosovës, gjegjësisht Njësinë e Trafikut Rrugor për bashkëpunimin dhe vigjilencën ndaj këtyre rasteve, njëherazi inkurajon qytetarët ferizajas të denoncojnë rastet ku hasin në produkte të dyshimta në pikëpamje të cilësisë dhe kushteve të ruajtjes.