Gjykata në Mitrovicë të Veriut. Foto: Kallxo.com

BE Konfirmon: Nesër Fillon Zbatimi i Marrëveshjes së Drejtësisë për Veriun

Bashkimi Europian konfirmoi të hënën se nesër do të hyjë në fuqi marrëveshja për drejtësinë, e arritur në kuadë rtë dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë në Bruksel, me të cilën pritet t’i jeper fund funkisionimit të gjykatave në veri të Kosovës nën jurisdiksionin serb duke i vendosur ato nën sistemin gjyqësor të Kosovës.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Federica Mogherini, tha për KALLXO.com se gjithçka është gati për fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

“Ashtu siç janë pajtuar dy Presidentët e Serbisë dhe Kosovës më 31 gusht 2017… marrëveshja pritet të fillojë të implementohet nga nesër”, tha Kocijançiç.

“Të gjitha hapat kanë përfunduar për integrimin e personelit serb të Kosovës të Kosovës në gjyqësorin e Kosovës dhe të dyja palët kanë përmbushur obligimet në këtë drejtim”, shtoi zëdhënësja Maja Kocijançiç.

Më shumë se 9 muaj vonesë nga kur ishte akorduar që marrëveshja e Brukselit për drejtësinë në veri,  të fillonte të zbatohej, përfundimisht krerët e drejtësisë premtojnë që dita e nesërme, 17 tetori,  do të jetë data e duhur që për fillimin e zbatimit.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës thotë se janë bërë të gjitha përgatitje që nesër të filloj zbatimi i marrëveshjes për drejtësinë.

“Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet që nesër të filloj zbatimi i marrëveshjes. Procedura e rekrutimit të gjyqtarëve ka përfunduar dhe pritet vetëm dekretimi i tyre. Procedura ka përfunduar gjithashtu edhe lidhur me rekrutimin e stafit administrativ”, tha Idrizi.

Dekretimi pritet të bëhet nesër nga Presidenti Hashim Thaçi.

Idrizi gjithashtu tha se përpos rekrutimit të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës, gjithashtu është shpallur edhe konkursi për kryetar të Gjykatës ndërsa tha se puna  pritet të filloj brenda këtij muaji.

“Brenda datës 23 të këtij muaji pritet fillimi i punës. Në të njëjtën kohë do të vendosen gjyqtarët edhe në veri dhe në jug, ku në veri janë gjyqtarët penalistë ndërsa ata civilë janë në jug”, tha Idrizi.

Kryesuesi i KGjK-së tha se lidhur me sigurinë jemi në kontakt më Policinë e Kosovës dhe nuk pritet të ketë probleme.

Probleme lidhur me fillimin e zbatimit të marrëveshjes nuk pret as Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.

“Gjithçka është duke shkuar ashtu siç e kemi planifikuar, unë nuk jam aspak  i shqetësuar dhe  i brengosur me atë që pritet të ndodh nesër. Më në fund 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së  do të kemi një sistem të unifikuar të drejtësisë në Republikën e Kosovës”, tha Tahiri për KALLXO.com

Të gatshëm për të filluar zbatimin e marrëveshjes, u deklaruan edhe nga prokuroria. Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla tha se janë të gatshëm për të filluar zbatimin e marrëveshjes qysh nesër.

“Këshilli Prokurorial ka bërë të gjitha përgatitjet, zyrat janë të gatshme dhe të mobiluara dhe gjithçka tjetër është e gatshme për të filluar. Është e paraparë të vijnë 9 prokurorë serbë dhe 32 persona staf mbështetës”, tha Syla për KALLXO.com.

http://kallxo.com/serbia-ka-bllokuar-gjykaten-dhe-prokurorine-e-mitrovices/

http://kallxo.com/kutllovci-nuk-e-dime-kur-vendosemi-ne-gjykaten-e-veriut/

http://kallxo.com/tahiri-serbia-e-pengoi-implementimin-e-marreveshjes-se-drejtesise/

http://kallxo.com/heshtja-e-te-gjitheve-per-vonesen-e-hapjes-se-gjykates-ne-veri/