Deputeti Azem Syla në Polici - Foto: KALLXO.com

Komunikimi i Azem Sylës me Policinë (VIDEO)

Pak minuta pasi kanë intervenuar në shtëpinë e Azem Sylës, Policia e Kosovës ka pasur një komunikim me telefon me ish deputetin e kërkuar.

Në pamjet filmike të transmetuar në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, shihet një zyrtar i Policisë së Kosovës tek komunikon me Azemi Sylën duke përdorur telefonin e djalit të Sylës.

“Babë kanë ardhë këta shokët”, është shpjeguar bastisja e policisë për të vazhduar më pas me debatin telefonik.

“A po bisedoj me z. Azem Sylën? Ne kemi një urdhëresë për të zbatuar dhe ju duhet të jeni këtu”, ka folur polici hetues.

Gjatë komunikimit është përmendur edhe fakti se Syla i ka thënë policit se ndodhet në Durrës ndërsa komunikimi telefonik është ndërprerë me kërkesën e policit që Syla duhet të arrestohet.

Filmimet në fjalë janë kryer ditën kur EULEX-i nisi aksionin e bastisjeve ndaj grupit të Sylës.

“Drejtësia në Kosovë” ka përcjellë operacionet e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Emisionin e plotë mund të shikoni në linkun e mëposhtëm.