Komunën e Sulmoi një Qytetar i Pakënaqur

Zyrtari për komunikim i kësaj komune Adonis Tahiri tregoi për KALLXO.com motivet e sulmit.

“Ka të bëjë më një person i cili për të disatën herë më radhë ka ndërmarrë aksione të tilla ndaj Komunës së Prishtinës. Halli është që ai vite më parë së bashku me valën e refugjatëve ka marrë rrugë drejt Evropës në hall për një jetë më të mirë dhe ka shitur gjithçka që ka pasur këtu,” tha Tahiri.

Tahiri bëri të ditur edhe kërkesat e sulmuesit.

“I njëjti nga Komuna e Prishtinës po kërkon punë dhe banesë, mirëpo siç e dini raste të tilla ka shumë. Kompetencat e komunave për këto raste janë tepër të kufizuara për të mos thënë fare, për shkak se mundësia për t’iu ndihmuar është tepër e vogël,” tha Tahiri.

Edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti tha shkurtimisht për KALLXO.com se në këtë rast është i përfshirë vetëm një person, duke mos shtuar asgjë më shumë rreth këtij sulmi.

Sulmi ndodhi një ditë pasi PDK-ja akuzoi qeverisjen e Shpend Ahmetit për punësime të militantëve të “Vetëvendosjes” në Komunën e Prishtinës, por nuk lidhet me këtë gjë.

Shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelajn tha për KALLXO.com se dënon protestat që dëmtojnë pronën publike.

“Unë e pashë në media këtë ngjarje. Nuk kam njohuri se kush dhe përse e ka bërë. Por në parim kundërshtoj çdo formë të protestës që dëmton pronën publike apo private. Mendoj që protesta është formë demokratike por pa përdorur dhunë,” tha Çelaj.