Votimet në Kosovë - Foto: Atdhe Mulla

Komunat ku për Kryetar Fituan Kandidatët e Pavarur

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor me mbi 80 për qind të votave të numëruara nga 38 komuna sa ishin në garë për kryetar komune në dy prej tyre kanë fituar kandidatë të pavarur.

Bëhet fjalë për kandidatët për kryetarë të komunës së Hanit të Elezit dhe Skenderajt, shkruan rtv21.tv

Në komunën e Skenderajt  kandidati i pavarur Bekim Jashari  ka marrë 85,59 % të votave dhe në Han të Elezit kandidat i pavarur Rufki Suma ka marrë  57,32%.

Pra këto dy komuna kanë fituar në raundin e parë me kandidatë të pavarur. /21Media