Vendi ku nga shembja e objektit të vjetër vdiq vogëlushja Xheneta Gashi - Foto: KALLXO.com

Komunarët e Prizrenit Akuzohen për Vdekjen e 3 Vjeçares Xheneta Gashi

Bedrija Ejupagic akuzohet se nuk ka evituar rrezikun e përgjithshëm që qoi deri në vdekjen e tre vjeçares nga Prizreni, Xheneta Gashi.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Drejtorit të Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit rreth rastit të vdekjes së Xheneta Gashit nga shembja e një shtëpie në Qendrën Historike në Prizren.

Më shumë se një vit nga vdekja tragjike e Xhenetës, Prokuroria e Prizrenit akuzon Ejupagicin që në mënyrë indirekte ka shkaktuar vdekjen e saj duke mos vendosur pajisje mbrojtëse përreth shtëpive që kishin rrezik të shembeshin.

Më 6 qershor të vitit 2016, Xheneta po luante në rrugë dhe nga shembja e shtëpisë afër vendbanimit të saj ajo pësoi plagë të rënda në kokë dhe në trup që i morën jetën.

Sipas prokurorisë, i akuzuari ka kryer veprat penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mos evitim i rrezikut.

KALLXO.com ka raportuar rreth rastit të vdekjes së Xheneta Gashit dhe veprimet e ndërmarra nga prokuroria.

Shkrimet rreth këtij rasti mund ti gjeni këtu.