Memorandumi | Foto: Facebook

Komuna e Vushtrrisë Merr Përsipër Shpenzimet për Ritin e Varrosjes

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se komuna ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri për mbulimin e shpenzimeve për ritin e varrosjes për qytetarët e Vushtrrisë.

Tahiri në postimin e tij në facebook ka thënë se me këtë memorandum zbatohet vendimi i viti të kaluar i Kuvendit Komunal të Vushtrris për këtë qëllim.

Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi ishte i pranishëm edhe myftiu i Kosovës Naim Tërnava.