Komuna e Vushtrrisë - Foto: Facebook

Komuna e Vushtrrisë Fiton Grant në Vlerë 144 Mijë Euro

Komuna e Vushtrrisë ka fituar grant në vlerë  144 mijë e 662 euro nga projekti DEMOS, i cili është financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (50% bashkëfinancim nga MAPL).

Ky projekt ka për qëllim të ofrojë asistencë teknike për Komunën, me qëllim të përmirësimit të performancës.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ky grant do të shpenzohet për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit dhe për kontejnerë familjarë për mbeturina.