Komuna e Prishtinës Publikon Listën e 50 Familjeve Përfituese të Banesave Sociale për Kategoritë e Luftës

Komuna e Prishtinës ka përzgjedhur 50 familje që do të përfitojnë banesa që iu përkasin kategorive të dala nga lufta.

Në bazë të listës që ka dërguar për media komuna e Prishtinës, janë 50 familje të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së që kanë përfituar banesa nga komuna. Për të përfituar banesë në radhët  e këtyre kategorive kanë aplikuar 129 familje.

Kategoritë e Familjeve që kanë mundur të përfitojnë nga programi i veçantë i banimit dhe në pajtim me Ligjin janë ato familje që komisioni i ka vlerësuar dhe verifikuar që nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi individuale ; familjet që jetojnë në shtëpi apo banesë të rrezikshme dhe të papërshtatshme për banim; familjet që kanë mbetur pa banesë/shtëpi, si rezultat i dëmtimit të shtëpive gjatë luftës së fundit në Kosovë;  dhe familjet që jetojnë në objekte të huaja me ose pa qira.

Këtu mund ta gjeni listën e familjeve përfituese.

Këtu mund ta gjeni listën e familjeve të refuzuara.