Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Prishtinës për Epopenë e UÇK-së - Foto: Facebook

Komuna e Prishtinës Mban Seancë Solemne për Epopenë e UÇK-së

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur sot seancë solemne për të shënuar 20 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Agim Kuleta, nënkryetari Selim Pacolli si dhe kryetari i Veteranëve të UÇK-së – Dega Prishtinë, Fatmir Sopi, përkujtuan rezistencën e familjes Jashari, rezistencë kjo që u pasua me mobilizim të përgjithshëm dhe i dha hov luftës së drejtë për liri.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë homazhe për 20 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Ahmeti ka bërë homazhe së bashku me organizatat e Veteranëve, Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, si dhe tek shtatorja e dëshmorit të kombit Zahir Pajaziti.