Komuna e Prishtinës Largon Deponinë Ilegale në Hajvali

Hapësira rreth banesave të komunës në Hajvali, për një kohë ishte shndërruar në deponi ilegale të mbeturinave.

Tashmë, përmes kompanisë të kontraktuar nga komuna, kjo deponi është larguar.

“Po punojmë në vazhdimësi që ta përmirësojmë shërbimin e menaxhimit të mbeturinave. Kësisoj, angazhohemi për një Prishtinë sa më të pastër, me sa më shumë hapësira të gjelbra”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

KALLXO.com ka shkruar edhe për heqje të mbeturinave në rajone tjera.