Komuna e Prishtines, Foto: Atdhe Mulla.

Komuna e Prishtinës Largon Billbordat

Komuna e Prishtinëz ka ‘pastruar’ Kryeqytetin nga billbordat reklamues dhe ka plan të minimizojë numrin e tyre në të ardhmen.

Këtë vendim e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në Facebook.

“Ditëve të fundit, kemi larguar të gjitha billboardet nga rrugët e Prishtinës. Në të ardhmen nqs do të ketë billboarde do të jenë në numër shumë më të vogël dhe në pronësi të komunës (ato që janë në hapësira publike). Fokusi në të ardhmen në murale e vepra tjera të artit publik”, shkroi Ahmeti.