Foto: Kallxo.com

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim Kosovë-BE Mblidhet Sot

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë – BE, sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të diskutohet draft agjenda dhe draft programi i takimit të IV të përbashkët të KPSA-së, BE-Kosovë që do të mbahet më datë 15-16 nëntor të këtij viti në Strasburg.

Po ashtu, do të diskutohet edhe ndarja e temave për diskutim, të paraqitura në draft agjendë. Mbledhja mbahet në ndërtesën e Kuvendit, duke filluar nga ora 11:00.