Presidenti Hashim Thaçi | Foto: Atdhe Mulla

Komisioni Miraton Projektligjin që Presidentit i Siguron Benifite të Përjetshme

Komisioni parlamentar për Legjislacion me 6 vota për dhe 2 kundër ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Kosovës.

Projektligji i ri e heq kufizimin prej 5 vjet për benificione.

Pra, nëse ky ligj kalon në Kuvendin e Kosovës, atëherë benifitet e presidentit të Kosovës janë në kohë të pakufizuar.

Gjatë kësaj mbledhjeje, deputetja Albulena Haxhiu tregoi se do ta dërgojë në Agjencinë Kundër Korrupsion vendimin e qeverisë për rritje pagash.

Haxhiu përveç në AKK, tha se Vetëvendosja do ta çojë këtë vendim edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Të njëjtën gjë Haxhiu e kishte thënë edhe në seancën e Kuvendit në dhjetor të vitit 2017.

Haxhiu përveç në AKK, tha se Vetëvendosja do ta çojë këtë vendim edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Të njëjtën gjë Haxhiu e kishte thënë edhe në seancën e Kuvendit në dhjetor të vitit 2017.

http://kallxo.com/haxhiu-rritjen-e-pagave-ta-cojme-ne-kushtetuese/

KALLXO.com ka shkruar për rritjen e pagave të Haradinajt dhe kabinetit të tij.