Komisioni Evropian Rekomandon Heqjen e Vizave për Kosovën

Komisioni Evropian ka rekomanduar sot që Kosovës t’i hiqen vizat. Në deklaratën e lexuar nga komisionari Dimtris Avramopulos thuhet se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Komisionari Avramopulos tha se Komisioni Evropian vlerëson punën e madhe dhe të suksesshme të autoritete të Kosovës në reformat në gjyqësor dhe sundimin e ligjit.

Po ashtu, Komisioni Evropian ka thënë se Kosova duhet të miratojë marrëveshjen me Malin e Zi dhe ta forcojë luftën kundër krimit të organizuar.

Sipas komisionarit Avramopulos, liberalizimi nuk do të thotë hyrje e pakontrolluar në BE.

Sipas tij, kosovarët që dëshirojnë të lëvizin lirshëm duhet të kenë pasaportë biometrike.