Arkiv: Kolona në Morinë | Foto: Facebook
Kolona në Pikën Kufitare Kosovë – Shqipëri
Në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri në Morinë sot ka fluks të madh të automjeteve dhe janë krijuar kolona të gjata.
Kolona në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri shihet në disa fotografi të publikuara nga një qytetar në rrjetet sociale.
Megjithkëtë, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova para tri ditësh kanë lansuar aplikacionin social “Pritjet Kufitare” i cili synon të ndihmojë qytetarët e Kosovës të planifikojnë udhëtimet e tyre ndërkufitare për të kursyer kohë, për të shmangur vonesat e trafikut dhe për të kaluar kufirin sa më shpejt që të jetë e mundur
Ky aplikacion i mbledh të dhënat nga 12 kalimet kufitare dhe gjeneron video në kohë për të treguar statusin e çdo pike kufitare. Shfaq automatikisht të dhënat për profilet e mediave sociale dhe është projektuar për të ndihmuar përdoruesit të marrin vendime në lëvizje./21Media