Maja Kocijançiq - Foto: REL

Kocijançiq: Nesër Diskutohet për Asociacionin

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë biseduar sot në Bruksel për zbatimin e disa marrëveshjeve të arritura më parë.

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijançiq, tha për BIRN se dy delegacionet kanë biseduar për zbatimin e Marrëveshjes për lëvizjen e lirë, atë për Drejtësinë dhe për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM).

Maja Kocijançiq tha se nesër pritet të vazhdojnë diskutimet dhe temë do të jenë Asociacioni, Energjia dhe Ura e Mitrovicës.

Zëdhënësja ka theksuar se bisedimet mes dy delegacioneve, të drejtuar nga Avni Arifi dhe Marko Gjuriq, janë zhvilluar në atmosferë konstruktive.