Pamje nga një seancë e Asamblesë Komunale të Istogut - Foto: KALLXO.com

Koalicioni LDK-PDK Zgjedh Kryesuesin e Asamblesë në Istog

Koalicioni i arritur mes LDK-së dhe PDK-së në Istog ka bërë që sonte gjatë orëve të mbrëmjes të zgjidhet kryesuesi i asamblesë komunale në vazhdimin e seancës së ndërprerë dje disa herë.

Gjatë seancës se mbajtur sonte, Qaush Balaj nga LDK-ja ka marrë shumicën e votave dhe është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Istogut për katër vjetët e ardhshëm.

Anëtari i komisionit vëzhgues të votimit bëri të ditur se shumicën e votave për kryesues i ka fituar Quash Balaj.

“Nga  26 këshilltarë komunalë sa janë prezent,kanë votuar 18. Qaush Balaj i merr 18 vota, kurse kandidati Ranko Belosheviq asnjë votë”, tha Evner Rugova nga komisionin vëzhgues i procesit të votimit.

Këshilltarët komunalë të AAK-së,Vetëvendosjes dhe një i pavarur kanë abstenuar në votimin për kryesues të asamblesë në Istog.

Arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me PDK-në në Istog e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe kryetari i komunës Haki Rugova.

Rugova ka treguar se sa drejtori do t’i takojnë PDK-së.

“Marrëveshje është  arritur, me shkrim se kemi bërë, por do e bëjmë. Në marrëveshjen e arritur janë tri drejtori për PDK-në,nga tetë sa janë gjithsej. Në bazë të nevojave dhe kuadrave që i kanë do precizohen edhe drejtoritë që do ju takojnë” tha Haki Rugova për KALLXO.com.

Po ashtu KALLXO.com merr vesh se të hënën do bisedohet për ndarjen e drejtorive komunale të cilat do menaxhohen nga PDK-ja.

Dje KALLXO.com raportoi se përkundër disa përpjekjeve kishte dështuar zgjedhja e kryesuesit të asamblesë komunale.

http://kallxo.com/deshton-zgjedhja-e-kryesuesit-te-asamblese-ne-istog/