KQZ - Foto: KALLXO.com

KMDLNj: Decertifikimi, Rast Flagrant i Diskriminimit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas decertifikimit të 86 kandidatëve për zgjedhjet lokale nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Kryetari i KMDLNj-së, Behxhet Shala, këtë veprim të KQZ-së po e quan rast flagrant të diskriminimit përmes përdorimit apo keqpërdorimit të standardeve të dyfishta në zbatimin e vendimeve gjyqësore, duke lejuar ata të jenë në garën nacionale dhe të njëjtit duke i eliminuar në garën lokale.

Në anën tjetër këtë vendim të KQZ-së e kanë përshëndetur në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Ndërsa nga KQZ-ja askush nuk falur për media për këtë çështje.

Ndryshe, KQZ ka decertifikuar më 12 shtator 86 kandidatë për kryetarë komunash dhe për asamblistë komunalë.

Në mesin e të decertifikuarve është edhe Zafir Berisha, kandidat për kryetar të Prizrenit, i cili, megjithatë, në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. /21Media

http://kallxo.com/decertifikohen-kandidatet-per-zgjedhjet-lokale-te-denuar-nga-gjykata/