Ilustrim

Klinë, Asgjësohen Bimë Narkotike

Në fshatin Dobërdol të Klinës janë asgjësuar shtatë bimë narkotike, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se, gjatë patrullimit në oborrin e një shtëpie të pabanuar ka gjetur shtatë (7) bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa. Me urdhër të prokurorit bimët narkotike janë asgjësuar në vendin e ngjarjes.