Klasifikohen 15 Mijë Nëpunës

Klasifikimi i këtyre nëpunësve është duke u bërë në mënyrë që standardet për ta të jenë unike, ndërsa diskutimi për klasifikimin u bë në kuadër të shqyrtimit të Propozim-Vendimit për Klasifikimin e Vendeve të Punës së Shërbyesve Civilë.

I inkuadruar në diskutim, ministri i Arsimit Arsim Bajrami tha se klasifikimi po bëhet që këta nëpunës të kenë mundësi të barabarta karriere.

“Ky proces do te ndihmojë që te vendosim standarde unike për shërbyesit civilë. Na duhet edhe vlerësimi i performancës së nivelit më te ulët, si shërbyesve civilë në mënyrë që t’i stimulojmë ata që të jenë më kreativë. Në mënyrë që ata të kenë mundësi të barabarta në zhvillimin e karrierës,” tha Bajrami.

Zëvendësministri i Financave Agim Gashi kërkoi që gjatë klasifikimit të vendeve të punës të shërbyesve civilë “koeficienti të jetë në harmoni me mundësitë buxhetore”.

Ministri Yagcilar tha se koeficientin ka për detyrë ta përcaktojë Ministria e Financave.

“Në vendim nuk ceket sa është koeficienti, thuhet që obligohet Ministria e Financave të sigurojë fondet dhe të propozojë koeficientin,” tha Yagcilar.

Kryeministri Mustafa në mbledhje foli për Ligjin e Pagave duke kërkuar që ai sa më parë t’i shkojë Kuvendit.

Kemi ngecë me Ligjin për Pagat, ne duhet ta procedojmë sa me shpejt atë në Kuvend.

Për Ligjin për Pagat foli edhe Yagcilar.

“Ligji për pagat, ku pritet të jenë mbi 70 mijë njerëz. Pjesa tekstuale e kemi përfundu me Ministrinë e Financave, tash është në vlerësim në MF. Pjesa ma e madhe e kostos e krijon pjesa e shërbimit civil. Por janë edhe pjesë tjera, si harmonizimi i pagave në agjenci e borde të pavarura e institucioneve tjera,” tha Yagcilar.