Foto-ilustrim | sxc

KGJK: Zvogëlohet Numri i Lëndëve për 10 Për Qind

Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka vlerësuar të suksesshëm vitin 2016 për zvogëlim të numrit të lëndëve të gjykatave.

Sipas një komunikate të këtij institucioni numri i lëndëve që kanë mbetur të pazgjidhura është më vogli që nga riorganizimi i gjykatave në vitin 2013.

“Numri i tërësishëm  i lëndëve  është  zvogëluar nga 440.627, që ishte  në fillim të vitit 2016, në 399.031 në fund të vitit, e që është  numri  më i ulët  që nga riorganizimi   i gjykatave në fillim të vitit 2013”, thuhet në kominikatë.

Sipas KGJK-së, gjykatat në fillim të vitit 2016 kanë pasur 440.627  lëndë në punë, ndërsa gjatë 2016-ës kanë pranuar edhe 438.412  lëndë.

KGJK-ja njofton se vitin e kaluar u zgjidhën 479.937  lëndë “që janë 41.535  më shumë sesa  numri  i lëndëve  të  pranuara”.

Këshilli Gjyqësor tregon se më së shumti u zvogëluan lëndët e kundërvajtjeve.

“Përfitimet më të mëdha janë arritur përmes zvogëlimit të numrit  të  lëndëve  të kundërvajtjeve, nga 210.983  lëndë  në fillim të vitit, në 189.734  lëndë  në fund të vitit, që do të thotë, zvogëlon numrin prej 21.249 lëndësh”, thuhet në komunikatë.

Edhe lëndët përmbaruese u zvogëluan sipas KGJK-së.

“Përmbarime nga 95.479  lëndë  në fillim të vitit, në 74.505 lëndë në fund të vitit, një   zvogëlim  prej  20.974  lëndësh”, sqaron komunikata.

Zvogëlim pësuan edhe lëndët e krimeve të rënda.

“Përfitime  të rëndësishme janë realizuar edhe në krimet e rënda  ku numri i lëndëve   është zvogëluar nga 5.593 lëndë  në fillim të vitit,  në 4.840  në fund të vitit, që paraqet  shkallë pastrimit prej 132.5%”, sqaron KGJK-ja.

Sipas komunikatës, edhe pse i vlerësoi rezultatet e arritura, kreu i KGJK-së Nehat idrizi kërkoi edhe më shumë punë.

“Por, edhe pse ne jemi të kënaqur  me  përmirësimet  në vitin  2016,   mbetet   akoma punë   për  t’u  bërë,  sistemi gjyqësor ka  nevojë  të vazhdojë  përmirësimin  e efikasitetit, ashtu   që lëndët të procedohen më shpejtë dhe njëkohësisht të ruhet edhe cilësia”, tha Idrizi.

Ai konstatoi se është rritur ngarkesa me lëndë e Gjykatës së Apelit.

“Ngarkesa  me  lëndë në Gjykatën  e Apelit  ka vijuar  të  rritet   dhe  ne po punojmë  me  kryetarin e gjykatës dhe kolegët e tij që në vitin  2017 të ketë përmirësim të efikasitetit”, tha Idrizi.

Edhe ish-kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi, në fund të vitit të kaluar kishte thënë se është zvogëluar numri i lëndëve të vjetra.

http://kallxo.com/rame-buja-para-gjyqit-per-keqperdorim-detyre/

Në vitin 2013 Gazeta Jeta në Kosovë shkroi për një strategji të gjyqësorit kosovar për zvogëlimin e lëndëve të vjetra.

Strategji E Re Për Lëndët e Vjetra