Nga një mbledhje e KGJK-së | Foto: KALLXO.com

KGjK: Në Shtator Shqyrtojmë Deklaratat e Ndërkombëtarëve

Pasi Zyra e BE-së dhe ambasada amerikane e britanike reaguan në lidhje me proceset e përzgjedhjes së kryetarëve të Apelit dhe Supremes, Këshilli Gjyqësor i Kosovës në një komunikatë tregoi se do t’i shhqyrtojë këto deklarata në shtator.

“KGJK do të mblidhet gjatë javës së parë të muajit shtator për shqyrtimin e hollësishëm të deklaratave”, thuhet në komunikatën e KGjK.

Zyra e BE-së dhe EULEX-i, por edhe dy ambasadat shprehën sot shqetësim për procesin e përzgjedhjes së kryetarëve të Gjykatës Supreme dhe asaj të Apelit.

http://kallxo.com/zyra-e-se-kritikon-kgjk-ne/

http://kallxo.com/amerikanet-e-britaniket-te-zhgenjyer-kgjk-ne/

Këto dy procese të përzgjedhjes i anuloi pastaj Gjykata Kushtetuese.

KGjK-ja në reagimin e saj tha se është duke i zbatuar aktgjykimet e Kushtetueses.

“KGJK ka ndërmarrë të gjitha veprimet për zbatimin e Aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, nr. KI 34/17 and nr. KI 55/17, lidhur me këto emërime menjëherë pas publikimit. Në pajtim me pikën VI të aktgjykimeve, me datën 18 gusht 2017 KGJK ka informuar Gjykatën Kushtetuese për masat e ndërmarra për zbatimin e aktgjykimeve përkatëse”, thuhet në komunikatë.

Këshilli Gjyqësor zotohet se do ta vazhdojë bashkëpunimin me ndërkombëtarët.

“KGJK është e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura kushtetuese dhe ligjore për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, vijon komunikata.