Nga një mbledhje e KGJK-së | Foto: KALLXO.com

KGJK Miraton Dorëheqjen e Zëvendëskryesuesit

Në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si pikë e rendit të ditës hyri kërkesa e Nenad Llaziqit për dorëheqje nga pozita e zëvendëskryesuesit të KGJK-së.

Kjo dorëheqje u miratua pastaj gjatë mbledhjes.

Llaziq në shtator të këtij viti u zgjodh zëvendëskryesues i KGJK-së, ndërsa më parë ishte gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Përveç miratimit të dorëheqjes së Llaziqit, KGJK-ja në mbledhjen e sotme aprovoi me disa ndryshime edhe Rregulloren për Transferimin  e Gjyqtarëve.

Gjithashtu në mbledhje u miratua draft-rregullorja për plotësimin e rregullores që lidhet me emërimin e interpretove dhe përkthyesve gjyqësorë.

KGJK-ja në mbledhjen e sotme miratoi edhe vendimin që inicion licencimin e përkthyesve gjyqësorë për gjuhët shqip-anglisht e shqip-serbisht dhe anasjelltas.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës e liroi nga detyra me kërkesë të tij anëtarin rezervë të panelit për Lirim me Kusht Avni Puka, ndërsa emëroi Skender Çoçajn anëtar në Komisionin Disiplinor të KGJK-së.