Këshilltari i Kryeministrit Shmang Konfliktin e Interesit

Këshilltari politik në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Zoran Riziç, pas takimit me zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) është tërhequr nga të qenit pronar dhe person i autorizuar i biznesit privat P.T.P “Kumce”, duke e shmangur kështu gjendjen e konfliktit të interesit.

AKK gjatë zhvillimit të procedurës për identifikimin e rasteve të konfliktit të interesit ka vërejtur se Riziç ka figuruar si pronar dhe person i autorizuar i një biznesi privat, situatë që sipas AKK-së paraqet konflikt të interesit.

Ky është vendimi i Agjencisë Kundër Korrupsionit për mbylljen e rastit të këshilltarit Riziç.

Sipas vendimit të AKK-së, Riziç, është njoftuar me shkresë zyrtare për fillimin e procedurës për shqyrtimin e gjendjes së mundshme të konfliktit të interesit pas së cilës ai ka kontaktuar zyrtarët e Agjencisë.

Pas takimit, këshilltari i Zyrës së Kryeministrit i kishte dërguar Agjencisë Kundër Korrupsion një informatë mbi biznesin privat të lëshuar nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë me të cilin vërtetonte se ai më nuk figuron si personi i autorizuar dhe me këtë kishte shmangur konfliktin e interesit.

Agjencia Kundër Korrupsion nuk përjashton mundësinë që ky rast të rihapet nëse paraqiten rrethana të reja.