Ramush Haradinaj në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Këshilli Gjyqësor ‘i Shqetësuar’ nga Deklarata e Kryeministrit për Azem Sylën

Një ditë pas kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se “e kanë mbytë Azem Sylën”, duke iu referuar gjyqësorit dhe rastit në të cilin ai është i akuzuar, Këshilli Gjyqësor i Kosovës përmes një njoftimit për media në të cilën u shpreh i shqetësuar nga komentet e kreut të qeverisë.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës është i shqetësuar me deklaratat e zyrtarëve shtetëror sa i përket rasteve që janë në procedurë pranë Gjykatave të Kosovës. KGJK nuk mund të komentoj rreth rasteve në zhvillim dhe konsideron se deklaratat e tilla cenojnë seriozisht pavarësinë e sistemit gjyqësor”, thuhet në reagimin e KGjK-së.

Më tej në reagimin e KGjK-së thuhet se gjykatat në Kosovë megjithatë nuk mund të ndikohen nga deklaratat e tilla.

“KGJK rithekson se gjykatat në Kosovë i shqyrtojnë rastet në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe në përputhje me ligjin në fuqi, dhe assesi nuk do të ndikohen nga deklaratat e tilla”, thuhet në reagimin e KGjK-së.

Duke folur të mërkurën në Kuvend, Haradinaj komentoi procesin gjyqësor ndaj ish deputetit të PDK-së, Azem Syla, i cili është duke u gjykuar si i dyshuar për tjetërsim të tokave në periferi të Prishtinës.

“E myten atë Azem Sylen o burrë, që 5 vjet sillet nëpër gjyqe. Ki edhe njerëz të tu nëpër gjykatë. Ma n’faj është gjyqësori se sa Azem Syla”, tha dje Kryeministri Haradinaj.

http://kallxo.com/haradinaj-gjyqesori-e-myti-azem-sylen/