I Kërkuari nga Gjykata Tenton t’i Ikë Policisë

Një person tentoi t’i ikë policisë në Rrugën “Agim Bajrami” në Kaçanik, pasi zyrtarët policorë i kërkuan të ndalej.

Sipas raportit policor, më pas ky person u arrestua, ndërsa policia kuptoi se për të kishte pesë urdhëresa të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan- Dega në Viti.

Policia njofton se i arrestuari, pasi është dërguar në këtë gjykatë, me urdhër të saj është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Smrekonicës.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste të ngjashme të arrestimeve.