Foto: Ilustrim

I Kërkuari nga Gjykata Kontrabandonte Lopë

Në fshatin Rogoqicë të Kamenicës më 21.10.2016 rreth orës 22:25, njësiti policor ka ndaluar një kamion të cilin po e drejtonte një person dhe gjatë kontrollit i njëjti kishte ngarkuar gjedhe pa dokumentacionin përkatës.

Sipas raportit të Policisë, pas verifikimit, i dyshuari ka rezultuar se kërkohet nga Gjykata, i cili është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia këtë rast po e cilëson si “kontrabandim me mallra”.