Foto: Komisioni Europian

BE Kërkon të Votohet Demarkacioni 'Sa më Shpejt'

Komisioni i BE-së për Emigracion, Çështje të brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, u takua sot në Bruksel me kryeministrin e Kosovës

Një deklaratë e lëshuar nga zyra e Avramaopoulos thotë se Komisioneri i njohu përpjekjet e Kosovës për ratifikim të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi dhe kërkoi nga kryeministri Mustafa, qeveria e tij dhe partitë politike “ta procedojnë marrëveshjen për votim në Kuvend së shpejti”.

“Komisioneri Avramaopoulos shprehu mbështetjen e tij për Kosovën në fazën e fundit drejt liberalizimit të vizave dhe paralajmëroi se do ta vizitojë Kosovën gjatë verës”, thuhet në deklaratë.

Avramopoulos tha se ka mirëpritur progresin e bërë nga qeveria deri më tani, përfshirë edhe regjistrin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

Edhe ai, edhe Mustafa, sipas deklaratës, janë pajtuar që ky progres duhet të mbahet dhe në veçanti të “të rritet numri i dënimeve aktuale” në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.